75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Autoritetet serbe ndalojnë në Merdarë zyrtarin e Kosovës, reagon kryeministri Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ndalimin e këshilltarit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nebojsha Jakovleviç nga autoritetet serbe, duke shtuar se ky është veprim i papranueshëm.

Tutje Haradinaj tha se Jakovjeviç përpos që është këshilltar në MPMS është pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familje kjo të cilën kryeministri e vizitoi gjatë muajit dhjetor.

Sipas Haradinajt, ky veprim është pjesë e një fushate të orkestruar e pushtetit serb, për të kërcënuar drejtpërdrejtë komunitetin serb të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Haradinaj poashtu ka apeluar tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tillë të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ndalimi i Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Mërdarë, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Jakovljevic është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës.

Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë.

Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm.

Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare, që të