21:16 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / SH F

Autoritetet ukrainase raportojnë për 57 persona të vrarë dhe 169 të plagosur nga sulmet ruse

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, thotë se 57 persona kanë mbetur të vdekur dhe 169 të plagosur duke përfshirë persona ushtarak dhe civilë pas sulmeve ruse që nisën në orët e para të sotme.

Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv 1+1 të Ukrainës, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm të enjten – duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk – me viktima të raportuara mes punonjësve mjekësorë.