75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Autoritetet vendore: Rreth 90% e Mariupolit është shkatërruar

Autoritetet ukrainase thonë se rreth 90 për qind e qytetit të Mariupolit është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas autoriteteve, deri në 90% e ndërtesave janë shkatërruar si pasojë e sulmeve të përditshme.

Lesia Vasylenko, deputete ukrainase, thotë se qyteti po “shkatërrohet nga qielli”, duke përseritur thirrjen e presidentit Volodymyr Zelensky drejt vendeve perëndimore, për të shpallur zonë të ndaluar fluturimin mbi vend.

Sulmet e fundit kishin në cak një teatër, i cili tash e disa ditë po shfrytëzohej si vendstrehim për rreth 1000 qytetarë.