22:19 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019

Autoriteti financiar më i lartë në SHBA: Kriptomonedha e Facebook nuk mund “të shkojë përpara”

Kreu u Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell tha ditën e Mërkure se plani i rrjetit social Facebook për të ndërtuar një kriptomonedhë të quajtur “Libra” nuk mund të “shkojë përpara” derisa shqetësime serioze rreth saj të jenë adresuar duke shtuar presionin mbi projektin kontrovers.

Ligjvënësit në mbarë botën kanë shprehur tashmë shqetësimet e tyre serioze rreth kriptomonedhës por komentet e forta nga autoritetit financiar më i fuqishëm në SHBA vë në dyshim projektin e Facebook.

“Libra ngre shqetësime serioze rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiare,” tha Powell.

“Nuk e shoh të mundur realizimin e këtij projekti pa adresuar këto shqetësime,” vijoi Ai. Powell tha se një vlerësim dhe analizë e thellë e projektit duhet të realizohet duke qenë se monedhat aktuale dixhitale nuk i nënshtrohen ligjeve financiare në fuqi.

Powell shprehur mbështetjen e tij për inovacionin financiar për sa kohë rreziqet indentifikohen dhe adresohen. Nisur nga madhësia e Facebook, çdo problem që shfaqet tek Libra do të ishte shqetësuar për mbarë sistemin global financiar.