75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës shpall konkurs për sekretar të përgjithshëm

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka shpallur konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të AKK-së.

Sipas konkursit, sekretari i ri do të këtë mandat 3 vjet me mundësi vazhdimi.

Konkursi është hapur sot me 11 korrik dhe mbyllet me 26 korrik në orën 15:00.

Aplikacionet mund të shkarkohen edhe në web faqen e AKK-së, www.ak.rks-gov.net. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-10982./Indeksonline/