75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Dogana e Kosovës ka avancuar tutje me lehtësira tregtare, duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO), për kompaninë kosovare importuese/prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” SHPK – Hani i Elezit me numër AEO 011, e cila njëherazi është pjesë e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.  

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojnë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F), në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe të krijojë lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe njëkohësisht të avancojmë bashkëpunimin me këto kompani edhe me tutje” thuhet në njoftimin e Doganës.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejt të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën.

Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.