75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Autostrada e shkatërruar në Turqi, pas tërmetit

Epiqendra e tërmetit të parë me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş, në rrethin Pazarcık të Turqisë, ndau në dysh autostradën Adiyaman-Şanlıurfa-Gaziantep.

Çarjet e mëdha të krijuara në rrugë shkatërruan autostradën turke. Drejtuesit që kanë hyrë aksidentalisht në rrugë është dashur të kthehen, transmeton Indeksonline

Shoferi İbrahim Aslan, i cili hyri në rrugën e ndarë, tha: “Unë vij nga Gaziantep. Më ka vdekur babai, ne po vinim nga Mevliti. Kemi gabuar rrugës që erdhëm. Rrugët janë të tmerrshme. Zoti mos e vë askënd në këtë situatë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë në jetën time”, tha ai.