Autostrada “Ibrahim Rugova”/ Policia ndalon veturën duke “fluturuar”

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h , policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 193 km/h.
Rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin 16-të, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

