75 Mall Live Search
15:19 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

“Autostrada ishte e mbyllur, kamioni nuk e ka pa tabelën”, kompania kosovare me njoftim të ri për aksidentin në Austri

Autobusi i kompanisë “Armend Tours” është aksidentuar në orët e para të ditës së djeshme në Salzburg të Austrisë.

Për fatin e mirë viktima nuk pati nga ky aksident.

Me një njoftim të ri, kompania ka treguar shkaqet që çan deri tek aksidenti.

“Dje në orët e hershme të mëngjesit, kemi pranuar thirrjen nga ngasësit e Autobusit dhe jemi informuar që kanë pësuar aksident me Autobus dhe per fat të mirë nuk ka të vdekur, por vetëm me lëndime.
Në momentin që jemi informuar për aksidentin, pronari i Kompanis tonë është nisur menjëher drejtë vendit të ngjarjes ku dhe ka vizituar 2 pasgjerët që ishin ndalur për trajtim mjekësor në spitalin e Salzburgut.
Ne si Kompani nuk kemi dashur te prononcohemi për mediat, sepse nuk kemi pasur informacione të sakta deri në momentin që ka arritur pronari ne vendin e ngjarjes.
Autobusi jonë në linjen Kosovë-Gjermani eshte nisur nga Kosova në oret e para te mëngjesit me daten 18/05/2022 ,në autobuse kanë qenë prezent 3 shofera e me këtë dëshirojme të themi se ngasesit kanë qenë në rregull me pushimet e tyre ashtu edhe siq kërkohet nga kriteret për vozitje .
Autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike ku këtë e kanë konstatuar edhe autoritetet austriake.
Aksidenti sipas deklarates se shoferit drejtuar policise austriake eshte ,se autostrada ka qenë e mbyllur dhe gjate tejkalimit te nje kamioni nuk ka arritur te shoh tabelen lajmeruse dhe me vonese ka pare muret ndarese te autostrades dhe pastaj i ka shmangur nga ana e majte ku aty dhe ka humbur kontrollin.
Urojmë shërim të shpejtë e dhashtë Zoti që sa më parë edhe 2 pasagjerët e lënduar te kthehen te familjet e tyre” thuhet në njoftimin e kompanisë./Indeksonline/