AUV-ja dhe ASK-ja nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.
Sipas marrëveshjes, shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë të rregullt dhe pa procedura burokratike, të cilat deri tani e vononin procesin.
Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, dhe drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, gjatë takimit theksuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për rritjen e efikasitetit dhe transparencës institucionale.
Po ashtu, u diskutua edhe për krijimin e një sistemi më të integruar në të ardhmen, ku shkëmbimi i të dhënave të jetë obligim institucional dhe të realizohet në kohë reale./Indeksonline/