75 Mall Live Search
19:05 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / MSH

AUV-i rikthehet në inspektim, shqipton 150 gjoba për një javë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka aaritur të kryer një mori inspektimesh nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke shqiptuar kështu edhe tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, shkruan IndeksOnline.

Sipas AUV-it, nga 29 tetor e deri më 4 nëntor janë realizuar gjithsej 2495 inspektime, në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Nga këto inspektime, janë gjobitur 17 persona fizik, 129 persona juridik dhe janë mbyllur 4 subjekte.