75 Mall Live Search
12:42 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / A

AUV mban konferencë për VITA’n: Procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare

Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar, Eroll Shehu, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth fabrikës së qumështit “Vita”, pas inspektimeve të fundit të kryera.

Shehu ka theksuar se inspektimi është realizuar siç tha në përputhje me vendimin e ministrit dhe është zbatuar gjatë ditës dhe brenda orarit zyrtar të punës.

Sipas tij, procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare lidhur me gjetjet nga inspektimi në fabrikën “Vita”.

“Inspektimi është bërë si kërkesë e vendimit të ministrit, i cili është zbatuar gjatë ditës, gjatë orarit. Sa i përket ciklit të inspektimit, inspektimi ka qenë transparent, tërë kohën i kemi pasur kamerat rreth vetes dhe është në proces të pritjes së rezultateve nga laboratori”, tha Shehu