AUV me thirrje për fermerët, zbatoni masat e vendosura për parandalimin e murtajës

Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, u mbajt takimi i parë i grupit për menaxhimin e situatës se paraqitjes se sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të vegjës PPR.
Pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të menaxhimit të rastit të parë të prezencës se kësaj sëmundje në fshatin Landovicë Prizren. Respektimit të masave nga fermerët dhe punës se mirë të autoriteteve situata është nën kontroll.
AUV si titullar po vepron në teren me të gjithë kapacitete për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Të gjitha veprimet janë në kohë dhe profesionale. Andaj u kërkua qe puna e mirë të vazhdoj sipas dinamikes dhe protokolleve profesionale veterinare.
Qelës i suksesit në menaxhim të situatës është zbatimi në përpikëri i masave nga vetë fermerët në radhë të parë. Deri me tani nga rasti i parë nuk është regjistruar asnjë rast tjetër i prezencës se sëmundjes në vende. Veterinerët privat janë duke kryer punën me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Autoritetet lokale po ndihmojnë në mbajtjes se fermerëve të mirë informuar. Me ketë qasje synojmë të ruajmë kopetë e deleve dhe dhive, ekonominë e fermerëve dhe vetë ekonominë e shtetit.
Zbatoni masat e vendosura nga AUV.
I. Masat e përgjithshme:
a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.
IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025
Çfarë është sëmundja PPR
Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.
PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.
Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.