10:42 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Ava Max flet shqip në radion e famshme angleze

Pas perfomancës së mrekullueshme në emisionin “The Ellen Show”, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max ka qenë e ftuar në radion londineze “Capital Breakfast”.

Pas kërkesës së moderatorëve, Ava ka fol disa fjalë në gjuhën shqipe, transmeton Indeksonline.

“Ju jeni duke dëgjuar Capital Breakfast” ka thënë Ava derisa po mundohej që t’ia mësonte moderatorit disa fjalë në gjuhën shqipe.

Përveç në këtë radio, këngëtarja shqiptare foli shqip edhe në radion daneze “Nova FM”.

Së fundmi, Ava Max publikoi projektin e ri “So Am I” që po pëlqehet shumë nga publiku./Indeksonline/