Ava Max kujton aktivitetet e panumërta, para izolimit!

Një tjetër këngëtare shqiptare që po korrë suksese në botë është Ava Max, e cila po vazhdon të sjell projekte muzikore e që po pëlqehen shumë nga adhuruesit e saj dhe jo vetëm.
Ajo ka arritur të bëjë për vete miliona fansa anë e mbanë botës, falë edhe stilit të saj të vecantë të të kënduarit dhe të paraqitjeve unike, shkruan Indeksonline.
Së fundmi përmes një video që e ka publikuar në Instagram, ajo ka kujtuar kohën atraktive para karantinës kur ishte e angazhuar me koncerte dhe projekte të reja, derisa tani shumica e artistëve më shumë po publikojnë imazhe nga e kaluara.
Ndërkohë, ashtu si shumë emra të tjerë të njohur në botë edhe Ava Max ka bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë brenda si masë parandaluese ndaj pandemisë koronavirus./Indeksonline/