09:43 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ava Max, prezanton babain

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Amanda “Ava” Koci, e njohur për publikun si Ava Max po korrë sukses të madh me projektet e saj muzikore në skenën botërore, shkruan Indeksonline.

Projekti i saj i fundit me titull: “Torn” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe Ava ka performuar këtë këngë nëpër vende të ndryshme.

Së fundmi ajo ka qenë në Londër për të performuar afër publikut të saj dhe ka ndarë disa imazhe për fansat.

Ndër të tjera ajo ka publikuar një fotografi me babain e saj, me të cilin ajo thotë se ka një mardhënie të veçantë. /Indeksonline/