Ava Max në veshje kuq e zi, duket për mrekulli
Është një tjetër femër shqiptare që po ngjitet suksesshëm në skenat e muzikës botërore.
Bëhet fjalë për Ava Max e cila po vazhdon të jetë mjaft aktive si me projekte muzikore, ashtu edhe me imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Së fundi 24 vjeçarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ka shkëlqyer me paraqitjen dhe fizikun.
Në një kostum lëkure me ngjyrat kuq e zi ajo dukej mjaft mirë dhe atraktive.
“Muret .. Më pëlqen t’iu afrohem për t’i thyer”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/