75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Ava Max një tjetër këngëtare shqiptare që po arrin suksese në botë

Këngëtaret shqiptare në botë po shënojnë suksese të një pas njëshme.

Një tjetër emër i njohur është edhe Ava Max e cila çdo ditë e më shumë po është emër i njohur në industrinë ndërkombëtare të muzikës, shkruan Indeksonline.

Pas suksesi që pati me ‘Sweet but psycho’ edhe projekti i ri ‘So Am i’ po i ecën mbarë.

Ky projekt tashmë është renditur në to 5-ën më të mirë në ‘iTunes’ në Britani, ky fakt e ka bërë të lumtur këngëtaren shqiptare e cila e ka publikuar në rrjetet sociale./