75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ava Max paralajmëron adhuruesit, zbulon kohë e publikimit të projektit të ri!

Një tjetër emër shqiptar tashmë ka bërë emër në industrinë e muzikës botërore.

Është kjo Ava Max e cila ka prejardhje nga qyteti i Sarandës ndërsa ka lindur dhe është rritur në ShBA, atje ku edhe po ndërton karrierë të suksesshme, shkruan Indeksonline.

Me disa hite të publikuara, tashmë Ava është kthyer në një emër mjaft të përfolur.

Këngëtarja e re dhe shumë e talentuar ka paralajmëruar projektin e ri ndërsa nuk ka zbuluar shumë detaje.

“Kam një paralajmërim për juve nesër, a jeni gati”, ka shkruar Ava Max.

Ndryshe, hiti i saj më i madh është kënga ‘Sweet but Psycho’ e cila deri më tani ka mbledhur mbi 365 milionë klikime në ‘Youtube’./Indeksonline/