Ava Max realizon ëndrrën, në shtator sjell albumin debutues

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka një surprizë të këndshme për adhuruesit.
Ylli i “Sweet but psycho” po vjen me albumin e parë në karrierë e që është një ëndërr e kahmotshme e saj.
Albumi do të mbaj titullin “Heaven” dhe pritet të lansohet më 18 shtator.
“Kam ëndërruar për këtë ditë kaq gjatë, jam e lumtur të iu njoftoj se albumi im deputues vjen në 18 shtator. Ju ishit me mua në çdo hap timin dhe mezi pres t’I ndaj këto këngë me ju”, ka shkruar Ava Max në postim./Indeksonline/