11:55 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ava Max tregon motivimin që ka ndikuar në arritjet e saj

Këngëtarja Ava Max, e cila ka prejardhje shqiptare, por që karrierën si këngëtare po e zhvillon në Shtete të Bashkuara të Amerikës ka nisur rrugëtimin e suksesit në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Me projektet e saj muzikore, ajo ka marrë vëmendje të madhe, kjo pasi ajo poashtu ka një stil të veçantë të të kënduarit dhe stilit. 

E për të arritur majat duhet shumë punë dhe motivim.

Ava ka treguar përmes llogarisë së saj në Instagram se kanë qenë fjalët e babait ato, që kanë ndikuar në motivimin e saj.

“Babai im gjithmonë thotë : Mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua, por në rregull kjo më ka bërë më të fortë”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Ava Max para pak ditësh publikoi këngën e re : “Torn” që u prit mirë nga publiku. /Indeksonline/