12:55 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

“Avancimi i prokurorit, salla e ftohtë”: Shtyhet gjykimi ndaj privimit nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku i akuzuari Fatlum Mehmeti po akuzohet se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndejë të organizuar nga pjesëtarët e PK-së në Zllatar, në shkurt të vitit të kaluar, prokurori i rastit Ilaz Beqiri ka njoftuar se është avancuar në pozitë, rrjedhimisht nga janari nuk do të mund që ta ndjekë këtë rast.

Avokati i palës së dëmtuar Besnik Berisha ka kërkuar nga trupi gjykues që ta shtyjë seancën dhe se nuk ka kushte atmosferike për t’u vazhduar si pasojë e të ftohtit në sallë.

Kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues.