“Avancon” Liridon Leci, bëhet trajner i Ferizaj U21

Skuadra e Ferizaj U21 është bërë me trajner të ri, ku do të garojë për herë të parë në “Bon Voyage Superliga”.
Përmes rrjeteve sociale klubi ka njoftuar se trajner i ri do të jetë Liridon Leci, shkruan Indeksonline
“Këtë vit, FC Ferizaj do të garojë për herë të parë me gjeneratën U21 në ” Bon Voyage Superliga”
“Skuadra jonë ka emëruar trajner Liridon Leci si kryetrajner të skuadrës tonë, i cili së fundi ishte trajner te skuadra Flamurtari në Ligën e parë”, shkruhet në njoftimin e klubit
Leci pas pensionimit nga futbolli u bë trajner i Flamurtarit, por nuk është që pati shumë sukses./Indeksonline/