75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Avdijaj i Vetëvendosjes në Istog merr përkrahje nga Lista Guxo: Një javë nga fitorja e madhe

Agron Avdijajt të Vetëvendosjes i është konfirmuar përkrahja nga Lista Guxo në Istog. Ka qenë vetë kandidati për kryetar të komunes së Istogut ai që ka publikuar fotografi nga takimi me anëtarë të Guxo.

Avdijaj ka ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e ndryshimit në Istog.

 “Kur kanë mbetur një javë nga fitorja e madhe në zgjedhjet lokale, sot ndihemi të fuqishëm dhe të nderuar me përkrahjen e dhënë nga aktivistë të Listës Guxo në Pejë.

Ruzhdi Blakaj, Metë Bytyqi dhe Ramiz Cuka, që janë pjesë e garës për asamble në Pejë, sot na ofruan përkrahje drejt ndryshimit në Istog. Na u konfirmua përkrahja e Listës Guxo në të gjitha nivelet.

Bashkë me ne ishin edhe aktivistë të Guxo, profesori i njohur Musa Bajraktari, dhe i nderuari Lulzim Hajzeraj.

Ftoj të gjithë qytetarët e partive të tjera që të bashkohen fuqishëm në ndryshimin në Istog, sepse ne do qeverisim bashkë me qytetarët”, shkruan Avdijaj në njoftim.