Avdijaj: Jam shumë i lumtur, golat ia dedikoj babait
Një nga lojtarët që befasoi për të mirë ndaj Maltës ishte edhe i talentuar iDonis Avidjaj.
Lojtari istogas me t’u futur në lojë shënoi dy gola për dy minuta, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Challandes.
“Jam shumë i lumtur që kemi fituar, gëzimi është shumë i madh në skuadër. Kemi edhe një lojë, na duhet një pikë”.
“Personalisht jam i lumtur me golat, ia dedikoi babait. Jam shumë i kënaqur”.
“Tifozët edhe sonte ishin të mrekullueshëm, ata janë lojtari i 12-të i joni”, ka thënë Avdijaj.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /IndeksOnline/