Avdijaj: Pse Sane luan për një klub të madh e unë jo

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj që luan për skuadrën Heart of Midlothian, ka zhvilluar një intervistë për mediumin gjeman Sportbild.
Në këtë intervistë Avdijaj ka lënë hapur mundësinë e tij të rikthimit te Schalke, transmeton IndeksOnline.
Mirëpo sipas futbollistit kosovar ai ka bërë gabime të cilat e kanë ndalur që të jetë pjesë e klubeve të mëdha si Juventus dhe Liverpool.
Avdijaj ka folur për Sane dhe Kehrer duke thënë “Djemtë punuan shumë për veten e tyre dhe morën vendime të mira. Sikur të kisha vendosur ndryshe në rininë time dhe të kisha pranuar ofertën nga një nga klubet më të larta ndërkombëtare (përfshirë Juve, Liverpool; ed.), Mund të ishte ndryshe. Kam marrë vendime të gabuara “.
Kurse për Schalke ka thënë që do të jetë klubi i tij i zemrës.
“Nëse e doni një klub, ju e doni atë përgjithmonë. Schalke mbetet një shtëpi për mua, është në zemrën time përgjithmonë, “./IndeksOnline/.