75 Mall Live Search
13:27 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Avdijaj udhëton në Qipro, sot pritet të mbyllet marrëveshja

Mesfushori kosovar, Donis Avdijaj është afër që të firmos me klubin e ri.

Avdijaj pritet të largohet nga FC Emmen drejt një skuadre nga Qipro, shkruan IndeksOnline

IndeksOnline merr vesh se menaxheri i futbollistit kosovar ka udhëtuar drejt Qipros për të biseduar me udhëheqësit e klubit Limassol.

Gjithashtu, 24-vjeçari ka pasur edhe ofertat të tjera, por që me gjasë ai do të firmos me klubin në fjalë.