Avdullah Hasani: Qeveria do ta shtoj luftën kundër narkotikëve
Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, njëherit Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, gjatë një pritje të organizuar me të rinjtë ka folur sot për problemet me të cilat po e përballen ata.
Hasani u ka thënë të pranishmëve se për një rritje të mundshme të konsumimit të drogave mund tё ndikojnë disa faktorë si, mungesa e programeve parandaluese tek tё rinjtë nëpër shkolla, nё nivel kombëtar, qasja e lehtë tek drogat, tranzicioni i vlerave shoqërore, mungesa e angazhimeve alternative tek të rinjtë, dëshira e tё rinjve për të eksperimentuar me gjera tё ndryshme, ndonjëherë gjendja e vështirë ekonomike dhe nevoja për t’i ikur një realiteti tё tillë, mungesa e kontrollit nё nivel tё duhur nga ana e prindërve për fëmijët e tyre , ndërsa ka thënë që Qeveria e Kosovës është duke i marrë masat që ta shtoj dinamiken e luftës kundër drogave tek të rinjtë.
Anëtari i kabinetit Qeveritar që merret me Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, kishte edhe një mesazh për gjeneratën për prindërit, ai tha se “Prindërit tanë duhet të mbajnë ligjërata e ti këshillojnë fëmijët e tyre për pasojat që sjellin përdorimi i drogave tek të rinjtë, e njejtë të veprojnë edhe mësimdhënësit në shkolla.