75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq në fund të javës në Bruksel

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të bëjnë vizita të ndara në Bruksel gjatë fundit të javës.

Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borel, Peter Stano deklaroi se të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë dialogun në korrik.

“Ne po punojmë për realizimin e asaj marrëveshje dhe data specifike do të shpallet në kohën e duhur”, tha Stano.

Gjithashtu u theksua se kryeministri i Kosovës Hoti dhe presidenti serb, Vuçiq do të jenë në vizita të veçanta individuale në Bruksel.

“Nuk do të ketë dialog këtë javë. Ka pasur shumë spekulime në lidhje me këtë temë, por një takim i tillë nuk është planifikuar. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës do të bëjnë vizita individuale në Bruksel në fund të javës, por është mirë që të kontrolloni axhendën me kabinetet e tyre”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Poashtu u shtua se BE po përgatit takimet dhe se do të njoftohen rreth programit.

Stano rikujtoi se përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin, Miroslav Lajçak zhvilloi konsultime me udhëheqjet politike në Beograd dhe Prishtinë.

“Bazuar në këto bisedime, ne mund të konfirmojmë që të dy palët janë të gatshme për të vazhduar dialogun muajin tjetër”, shtoi Stano./Indeksonline/