Avdullah Hoti për rastin e të riut nga Gjilani: Të gjithë jemi te zemëruar, por zemërimi nuk na ndihmon ta gjejmë të vërtetën

Nënkryetari i LDK-së, njëherit i mandatuari i LDK-së për të formuar qeverinë e re Avdullah Hoti, ka reaguar pas rastit të vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili po qëndronte në karantinën e vendosur në Qendrën e Studentëve, transmeton IndeksOnline.
Hoti ka thënë se se tani duhet durim dhe të tregohemi të kujdesshëm pas këtij rasti dhe se si prind i shpreh ngushëllime t e tija familjes Musliu.
Hoti ka thënë po ashtu mes tjerash se zemërimi nuk na ndihmon ta gjejmë të vërtetën e po ashtu ka kërkuar të ketë përgjegjësi për rastin. Sipas tij ndonëse nuk donë të paragjykoj asgjë, por se neglizhenca e jo profesionalizmi i mundshëm nuk përligjet./IndeksOnline
Postimi i plotë i tij: