18:48 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Avdullah Hoti prezanton prurjen e re, në kabinetin e tij

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka prezantuar emrin e ri që iu bashkua ekipit të tij.

Ky është postimi i Hotit:

Ekipi po kompletohet. Sot na u bashkua mjeku i mirënjohur, dr. Visar Berisha, i cili do të ofrojë eskpertizë në dy fusha.

E para, në realizimin e programit qeverisës në shëndetësi, përfshirë sigurimet shëndetësore, furnizimi me barna, efikasiteti në institucione shëndetësore, zhvillimi i protokolleve detale shëndetësore, hapjen e klinikave të reja për shërbime mjekësore që tani behën jashtë vendit etj.

E dyta, në integrimet nder shqiptare për të rritur rolin gjeopolitik të shqiptareve në regjion dhe më gjerë.