19:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Avdullah Hoti tregon qëndrimin e LDK-së për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në konferencë para gazetarëve ka shpjeguar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të caktohej koha për mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Indeksonline.

“Mbledhja s’kishte kuorum për të caktu seancën për demarkacionin. Duke qenë kryesia pa kuorum e kriteri në baza të drejtës kushtetuese mori vendin për ta votuar. Presim që të dielën të shqyrtohet”, ka thënë Hoti.

Sipas tij ka dilema mes koalcionit qeverisës se çfarë në të vërtete do të bëhet. Këto janë dilemat që duhet qartësohen.

“Ne do të marrin pjesë në seancë dhe do ta shikojmë marrëveshjen. Për neve është qartë, që në vitin 2015 do të duhej të ratifikohej kjo marrëveshje”, ka thënë Hoti. /Indeksonline/

Temat: