20:45 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Avdullah Hoti viziton dy biznese të vogla në Prizren

Kandidati për kryeministër nga LDK, z. Avdullah Hoti, falënderoi pronarët e “Aurorës”, “Beskës”, pastiqerinë “Karamel” për mikpritjen e tyre, duke u ofruar mbështetjen e tij për bizneset private. Ai tha se bizneset e vogla duhet të kenë siguri juridike.

“Sektori privat është gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit, prandaj qeveria jonë do të vlerësojë kornizën ligjore dhe do të ndryshojë atë në përputhje me zhvillimet në treg.  Eliminimi i barrierave ligjore dhe zvogëlimi i burokracisë, do të jetë fokus i qeverisjes tonë”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në Prizren, kryeministri Hoti vizitoi edhe punëtorinë për aftësim ptofesional të artizanatit të filigranit, pastiqerinë “Karamel”, agjencionin e udhëtimeve “Diamond vector” dhe sallonin e flokëve “De Luv”.