Avdullah Hoti: VV dhe PDK, i njëjti brumë!

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar dy partitë, Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në.
Sipas tij, këto subjekte politike janë “i njëjti brumë”.
“Ata që i kemi lëvizur ne, ai iu ka dhënë mirënjohje dhe pas një kohe ata iu kanë bashkuar listës së PDK-së. Pra këta janë të njëjtit, janë i njëjti brumë.
Prandaj, këto zgjedhje janë dy opsione, është LDK me burra dhe gra, djem e vajza, që janë pjesë e listës; ushtarakë, doktorë, akademikë… edhe këta tjerët që s’ofrojnë asnjë gjë. Një listë me tana ekstremizmat e mundshëm dhe opsionin e LDK-së”, ka thënë Hoti gjatë një fushate në Dragash. /Indeksonline/