Avdullahu zgjodhi Kosovën, flet drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës

Kombëtarja zvicerane e Futbollit ka humbur një tjetër perlë. Leon Avdullahu ka vendosur të luajë për ekipin Kombëtar të Kosovës.
Këtë vendim e ka marrë dje, ani pse Avdullahu ka luajtur për të gjitha ekipet kombëtare të të rinjve të Zvicrës.
Lidhur me këtë vendim ka ardhur deklarimi i parë i drejtorit të Përfaqësueses së Zvicrës.
“Leoni na informoi për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër. Por gjithashtu e bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen 100 për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar”, deklaroi drejtori i ekipit kombëtar Pierluigi Tami./Indeksonline/