75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / Z S

Avdyli: E pranoj që si Guxo kur garojmë ndaras, votuesi anon më shumë nga VV-ja

Deputeti i Guxos, Haxhi Avdyli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar pas procesit zgjedhor.

Ai e ka pranuar që Guxo sa herë garon ndaras votuesi anon më shumë nga VV-ja.

Sipas Avdylit ai nuk do të kishte besuar që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.

Postimi i plotë:

E pranoj që Guxo, sa herë do dilte në zgjedhje ndaras me VV, votuesi do anonte më shumë nga VV sepse dallimet mes nesh janë të vogla e bashkëpunimi i sinqertë.

Por kurrë sdo kisha besu që kaq shpejt e kaq shumë Lumir Abdixhiku do e fuste LDK-në nën ombrellën e PDK-së.

Kjo shkrirje mes tyre as parimore as programore, po krijon një PDK të fortë e një LDK ineksistente.

Më shumë janë gëzuar e punuar  LDK për fitoret e PDK-së se vetë PDK.

Në zgjedhjet e ardhshme nacionale, votuesi tyre sigurtë do dërgon votën direkt PDK-së, se sa në mënyrë anësore përmes LDK-së.

Asgjë e keqe ska, nga ky bashkim , veq ju uroj koalicionin  e ri zyrtar apo ndoshta edhe shkrirjen PDK -LDK.

Shihemi në zgjedhje të përgjithshme në të cilën është ndarë shapi prej sheqeri si asnjëherë më parë./Indeksonline/