75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Avdyli i LDK-së: Kemi vija të kuqe me PDK-në, nuk e tradhtoj popullin!

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është një nga deputetët e kësaj partie, që nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai përmes një bisede telefonike në Pressing ka dhënë arsyet e tij se pse nuk e ka nënshkruar.

Derisa deputeti ka shtuar se zgjidhja më e mirë sipas tij janë zgjedhjet, përcjellë Indeksonline.

“Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi.

Qeveria e ardhshme është PDK dhe LDK dhe ky është qëllimi dhe duhet ta themi haptaz edhe në mbledhje e kam thënë, dhe mendoj që në këtë moment zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet

Nuk bëhen zgjedhjet tash, por duhet të kërkojmë.

Meqë zgjedhjet s’bëhen tani, është gabim që ka ndodhë kjo, është dashur të presim një muaj a dy muaj, s’po them që s’do ta nënshkruaja sepse edhe unë kam vërejtje në koalicion. por ska qenë moment i duhur

Por, po më duket se kjo është ajo për të cilën e kemi marrë vendimin

Tjetër rrugë s’po shoh, prandaj këtu e kam hallin, për një qeveri teknike, edhe mund të jetë për shkak të gjendjes së tanishme”, ka thënë ai, përcjellë Indeksonline.

Tutje deputeti ka thënë se e ka parë edhe disponimin e kolegëve të tij nga LDK dhe askush s’ka qenë i gatshëm të shkojë në koalicion me PDK-në.

“Kemi vija të kuqe me PDK-në, nuk e tradhtoj popullin. Këtu është problemi im se s’ka ide tjetër dhe na thonë se duhet ta rrëzojmë këtë qeveri por s’po na japim ide çka tutje.

S’po na ipet një ide e qartë se çka tutje.

A po ndodhë që po futmi në një qorr sokak se s’dimë se ku kemi me dalë.

Nuk ka një qartësi për hapat e mëtutjeshëm.

Momenti qysh u shkarku Agim Veliu është i pakuptimtë dhe nuk e përkrahi, mendoj që duhet me pa dhe më herët, prej momentit kur janë ba negociotat, sepse ka qenë si një martesë me zor, dhe veprimet e VV-së kanë qenë të pakoordinuar me LDK-në”.

Avdyli ka thënë se edhe ai vet si doktor po as si deputet s’është që gjendja të shpallet e jashtëzakonshme./Indeksonline