Avdyli: Kosova s’duhet të lëkundet, të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999

Deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se kërcënimi i Serbisë për kthimin e njëmijë ushtarëve serbë në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.
Sipas tij, kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri.
Ai shprehet se të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada, përmes një grushti kriminelesh në veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptarë në jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.