Avdyli: PDK nuk e ka luksin të caktojë emrin e kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Guxo , Haxhi Avdyli, para seancës konstituive, tha se kryetari i Kuvendit duhet të jetë një figurë publike me përkrahje të madhe dhe jo të caktohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ai tha se kjo çështje është e qartë sipas praktikave demokratike dhe historisë.
“Gjithmonë është ditur nga historia, nga shtetet demokratike se kush do të bëhet kryetar i Parlamentit. Kryetar i Parlamentit bëhet një figurë publike me përkrahje të madhe. Nuk është kjo dëshirë e PDK-së me na caktu neve një deputet me 10 mijë vota e dikush me 120 mijë vota nuk bëjnë. Ne e dimë që do të propozohet njerëzit të cilët kanë përkrahje qytetare. Këtu ministrat kanë. Nuk mundemi ne me ra pre e kërkesave të PDK-së, sepse PDK nuk e ka atë luks ose nuk e ka atë mundësi që ata me caktu emrin. Ne i ftojmë për dialog”, tha Avdyli.