20:20 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Avdyli: Shembull i keq si shkelen rekomandimet e IKSHPK-së, vizita e Kadri Veselit në Zveqan

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar vizitën e liderit të PDK-së, Kadri Veselit në veri të vendit.

Avdyli ka thënë se shkuarja e Veselit atje, është shembull i keq. Pasi që sipas tij në këtë mënyrë janë thyer rekomandimet e IKSHPK-së, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i deputetit:

Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekoamndimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan. Vetë i 20 ,mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Ka edhe përqafime politike.

Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social paraqet shkelje flagrante të masave por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri.