Avdyli tregon arsyet e moskandidimit për kryetar të LDK-së në Prizren
Rezultatet jo të mira të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, kanë bërë që kryetari i deritanishëm, Haxhi Avdyli të mos rikandidoj edhe për një mandat, njofton Indeksonline.
Avdyli më tutje tha se përveç kësaj, edhe angazhimet që ka kanë bërë që të mos synojë kreun e LDK-së në Prizren.
“Jo nuk do të kandidoj, arsyeja është për shkaqe personale. Për shkak të angazhimeve profesionale e të tjera. Pastaj edhe për shkak të rezultatit të degës, nuk kam qenë më i miri i mundshëm dhe nuk ishte ajo që kemi pretenduar. Ne do jemi aty do të punojmë bashkarisht edhe gjatë procesit të zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, tha Avdyli pwr Indeksonline.
Deri më tani, kandidaturën për kryetar të degës në Prizren e ka bërë të ditur, Anton Quni, derisa i gatshëm për të udhëhequr me LDK-në në Prizren është shprehur edhe Driton Selmanaj.
Mirëpo, Avdyli nuk ka ndonjë kandidat të preferuar. Sipas tij, kushdo që zgjedhjet do të ketë përkrahjen e tij.
Procesi i brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka filluar më 15 mars. Derisa do të mbyllet me zgjedhjen e kryetarit të partisë, kandidaturën për të cilën e ka shpallur vetëm kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /Indeksonline/