Aventura e Hummelsit në Itali pritet të mbarojë, mundësi rikthimi në Bundesliga

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels nuk po kalon një periudhë të mirë në Serie A.
Gjermani, nuk po gjen vend në formacionin e Ivan Juric ku është aktivizuar në vetëm një ndeshje te “Giallorosët”.
🚨 Despite only joining in the summer, Mats Hummels is ready to leave Roma and return to the Bundesliga in January.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 9, 2024
(Source: Corriere dello Sport ) pic.twitter.com/YiKT57BkUg
Siç raporton “Corriere dello Sport”, Hummels mund të rikthehet në Bundesliga në janar, nëse nuk ndryshon situata e tij në skuadrën e kryeqytetit italian.
Hummels, kujtojmë që këtë verë erdhi te Roma si transfer i lirë nga Borussia Dortmundi, ku i cili ndihmoi skuadrën të arrijë finalen e Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar./IndeksOnline/