Aventura e re e Ye dhe Bianca-s, “ikin” në këtë vend
Kanye West dhe Bianca Censori e kaluan ditën duke bërë aventura në Kaliforni ose më saktë, e kaluan ditën në California Adventure, duke shijuar disa udhëtime.
Reperi dhe gruaja e tij u takuan të dielën në DCA me Saint dhe Chicago West dy fëmijët e tij, të cilët janë 10 dhe 7 vjeç, transmeton Indeksonline.

Ye vendosi një maskë dhe një bluzë me kapuç të zi, ndërsa Bianca u mbulua pak më shumë sesa zakonisht me një bluzë të ngushtë me supe jashtë dhe geta.
Kjo nuk është hera e parë që Kanye dhe Bianca shkojnë në resortin e Disney-t në Kaliforni… duke u shfaqur atje rreth një herë në vit që kur janë martuar, megjithëse zakonisht shkojnë në Disney-n origjinal në vend të California Adventure./Indeksonline/


