09:17 / E Martë, 11 Tetor 2022 / C E

“Aventurës së Klopp-it në Liverpool po i vjen fundi”

Jurgen Klopp ka mbushur shtatë vite si trajner në krye Liverpool-it, por legjenda e “Reds” Didi Hamann ka frikë se koha e gjermanit në krye të kësaj skuadre mund të jetë afër fundit.

Liverpooli tani është 14 pikë larg liderit të ligës, Arsenalit, pasi humbi me rezultat 3-2 ndaj tyre të dielën, dhe kjo ka rritur presionin ndaj 55-vjeçarit.

Hamann, i cili luajti 191 ndeshje me Liverpoolin midis viteve 1999 dhe 2006, beson se Liverpooli ka humbur rrugën e tij dhe kjo mund të sjellë fundin e kohës së Klopp si trajner i tyre.

“Në një fazë, unë mendoj se do të kemi atë diskutim për trajnerin dhe nuk jam i sigurt se sa larg jemi. Ai tha se ende ndjen se është njeriu i duhur për ta bërë këtë, por unë shoh gjëra të vogla brenda skuadrës që po sjellin pakënaqësi dhe kjo mund të ndikojë edhe më shumë në përkeqësimin e situatës.”, tha Hamann.

“Dinamika në Liverpool nuk është e ndryshme nga klubet tjera dhe nëse rezultatet mungojnë, atëherë trajneri do të jetë nën presion”, shtoi ai.

Liverpooli ka mbledhur 10 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e 10 në renditjen tabelare.