75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / mp

Aviacioni Civil teston dronët pa pilot

Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të shtatë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3, thuhet në njoftimin e AAC-së.

“Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi me datë 01 dhjetor 2023, Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të shtatë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi i është nënshtruar z. Hamit Basholli nga Republika e Kosovës i cili ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast, Autoriteti i Aviacionit Civil ndau certifikatën e gjashtë për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Basholli suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) rregullohen me Rregulloren (AAC) nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, të plotësuar me Rregulloren (AAC) nr. 01/2021″, thuhet në njoftim.