15:47 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Avionët luftarakë serb ruajnë Putin-in edhe në qiell

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur sot në Beograd, për një vizitë zyrtare të katërtën me radhë që nga viti 2001.

Vizita e Putin-it ka ndikuar në rritjen e sigurisë në gjithë Serbinë, por jo vetëm kaq.

Përgjatë kohës sa aeroplani i Putin-it po vinte në Serbi, avionët luftarakë të Serbisë të njohur si ‘MIG’ po e përcillnin vazhdimisht atë, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe kanë realizuar disa fotografi që tregojnë këta avion.

Ndryshe vizita e tij në Serbi pritet të përcillet edhe me arritjen e disa marrëveshjeve në mes dy vendeve, përderisa për të ndjekur këtë ngjarje u akredituan 600 gazetarë dhe thuajse i gjithë trafiku është bllokuar./Indeksonline/