23:18 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Propaganda e mediave serbe se avionët janë nisur për Holandë? Reagon avokati i dy komandantëve të UÇK-së

Raportimi i mediumit serb, RTS, se tre avionë të vegjël kanë udhëtuar sonte nga Prishtina për Holandë, është hedhur poshtë nga avokati Arianit Koci.

Koci i cili mbron dy ish-komandantët e UCK-së, të ftuar nga Gjykata Speciale, deklaroi se këtyre ditëve të nisen për në Hagë.

“Klientët e mi, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, gjenden secili në shtëpinë e vet. Kjo është vazhdim i luftës speciale të Serbisë. Ne do të udhëtojmë për në Hagë këtë vikend me linjë të rregullt”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, televizioni RTS ka raportuar se avionët nga Prishtina kanë fluturuar sonte në drejtim të Holandës me ish-ushtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Sipas mediumit publik të Beogradit, të gjithë personat që gjendeshin në avion do të jenë të akuzuar nga Specialja, transmeton Indeksonline

Ndërsa, zyrtarisht është njoftuar se nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para prokurorisë speciale në Hagë.