23:55 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Avionët ushtarakë vizatojnë penis në qiellin e Uashingtonit

Ushtria amerikane e ka publikuar një kërkim-falje zyrtare, pasi njëri prej avionëve të tyre fluturoi në qiell në një model ajror të pazakontë mbi shtetin e Uashingtonit.

Nga marina amerikane kanë konfirmuar se njëri nga avionët e tyre ishte përfshirë në krijimin e një penisi në qiell me anë të tymit.

Për këtë “akt të papjekurisë”, siç e kanë cilësuar zyrtarët nga NAS, ekipi është dënuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Ky gjest ka ngjallur reagime të ndryshme tek spektatorët. Një stacion televizioni raportoi se një nënë ishte e shqetësuar rreth asaj se ndoshta do t’i duhet t’ia sqaronte fëmijëve të saj të vegjël rreth këtij simboli mashkullor.

Ndërsa kishte edhe të tjerë që e kishin marrë me shumë sportivitet këtë gjë. Banori i asaj pjese me emrin Ramone Duran deklaroi për televizionin se pasi avioni i kishte bërë rrathët në fund, e dinte se çfarë ishte dhe kishte filluar të qeshë.

Një tjetër dëshmitar u shpreh në Twitter se ajo ishte “gjëja më madhështore që mund të ndodhte”.