Avioni amerikan përplaset në brigjet e Japonisë – të paktën një i vdekur

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi një avion i operacioneve speciale amerikane u rrëzua në brigjet e ishullit Yakushima të Japonisë të mërkurën.
Sipas Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore, avioni, një CV-22B Osprey i Forcave Ajrore, i caktuar në krahun e 353-të të Operacioneve Speciale, mbante tetë vetë kur përjetoi një “dështim” gjatë një “misioni rutinë stërvitor”.
Një zëdhënës i rojës bregdetare japoneze i tha CNN se të paktën një person ka humbur jetën në përplasje, megjithëse zyrtarët amerikanë nuk e kanë konfirmuar këtë informacion, raporton KlanKosova.