18:32 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Avioni del nga pista në Aeroportin e Rinasit, dyshohet defekt në rrota!

Një avion privat ka dalë nga pista në Aeroportin e Rinasit pasditen e sotme.

Bëhet me dije se avioni ndodhet ende jashtë pistës, ndërsa shkak i daljes dyshohet të jetë bërë një defekt në rrota. 

Për momentin nuk flitet për persona të lënduar, raporton Shqiptarja.

Ndërkohë, pavarësisht incidentit të regjistruar, nuk ka pasur probleme me fluturimet e avionëve të tjerë në aeroport.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera për ngjarjen.